Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

  Vjeshte  ne Lisbone -Portugali , 11 Nentor , 4 dite €499

UDHETIM TURISTIK NE  LISBONE, PORTUGALI

Dita e pare:   Date  11.11.2017
Takimi me shoqëruesin e agjencisë në aeroportin e Rinasit në orën 11:30 dhe nisja e udhëtimit me avionin e kompanisë Lufthansa në itinerarin Tiranë – Frankfurt - Lisbonë. Takimi me guidën dhe fillimi i turit panoramik me autobus i qytetit të Lisbonës para mbërritjes në hotel. Akomodimi në  Hotel Real Pargue - Lisbon . Darka e  lirë.
(Opsionale me pagesë ekstra. Darkë e organizuar në lokal me muzikë tradicionale)

Dita e Dytë.   Datë 12.11.2017   Lisbona, tur i qytetit, ora 09:00 – 13:00 .
Mëngjesi në hotel. Ora 09:00 Takimi me guidën për turin në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.  Ndalesa e parë do të jetë në Parkun e Eduardit te VII, i cili e ka marrë emrin për nder të  Mbretit të Anglisë, Eduard VII dhe është parku më i madh në qendër të Lisbonës.  Më pas vazhdojmë rrugën tonë në Bulevardin Liberdade dhe sheshin Rosio për t’u ndalur dhe vizituar Katedralen SO që është dhe kisha më e vjetër e Portugalisë e ndërtuar në stilin romak. Turi jonë do të vazhdojë në Kullën  Belém  në një nga lagjet më të vjetra të qytetit, Monumentin e Zbulimeve të mëdha, Manastirin Jerónimos, një shembull i mrekullueshëm i artit Manualin. Vizita në një nga punishtet e ëmbëlsirës së famshme Pastéis de Nata. Shëtitje nëpër rrugët e ngushta të një lagjeje tipike të Lisbonës, Alfama. Ura 25 Prilli që është dhe ura më  e vjetër qytetit, ndërtuar mbi lumin Tagus. Kohë e lirë. Transferta në hotel ose në qendër të qytetit sipas dëshirës.

Dita e Tretë:  Datë 13.11.2017   Turi i qyteteve  Sintra dhe Cascais.
Mëngjesi në hotel. Ora 09:00 nisja për në qytezën e famshme të mbrojtur nga UNESCO që prej vitit 1995, Sintra. Një ditë e plotë mes mrekullive që na ofron ky qytet  i njohur për trashëgiminë  natyrore, misticizmin  dhe mikroklimën e vet. Duke filluar nga Pallati PENA i ndërtuar mbi një shkëmb  në 500 m lartësi, Malet e Sintra-së kanë njërën  anë të kthyer nga  Guincho dhe anën tjetër nga pyjet e harlisura, shtëpitë mondane dhe kështjella. Vizita në Kalanë Moors, Konventën e Kapelanëve, Pallatin Kombëtar Sintra, Pallatin Monserrate etj. Kohë e lirë për të drekuar sipas dëshirës dhe blerë souvenire
në dyqanet e shumta të qendrës së qytetit. Më pas i drejtohemi  Cabo da Roca, pika më perëndimore e Evropës. Poeti portugez Luís Vaz de Camões e përshkroi atë si një vend "ku toka përfundon dhe deti fillon" (në "The Lusiads", Canto III).
Turi ynë do të vazhdojë me qytezën Cascais, një fshat i vogël  peshkatarësh me një bukuri të padiskutueshme. Kthimi  në Lisbonë do të bëhet përmes Marxhinal (rrugës nga ana e detit) dhe duke kaluar nëpër Estoril qytezën me  kazinonë e tij të famshme. Transferta ne hotel.

Dita e Katërt:   Datë 14.11.2017.
Transferta në aeroport për kthimin në Tiranë.                      

Çmimi për person   499  Euro

Në çmim përfshihet:
o Udhëtimi me avion Tiranë- Frankfurt - Lisbonë – Frankfurt  - Tiranë.
o Akomodimi në Hotel Real Parque  Lisbon me 4*  me mëngjes për 3 net
http://www.realparque.realhotelsgroup.com  
o Vizitat e organizuara sipas programit.
o Siguracioni i Shëndetit në udhëtim.
o Shoqërues nga agjencia  gjatë udhëtimit

Nuk përfshihet në çmim:
* Biletat e hyrjes në muze, drekat, darkat dhe shpenzime të tjera personale që nuk janë në rubrikën të përfshira.
.
Vjeshte   ne  lisbon
.
 
Çmimet e dhomave
Lisbon
 11 Nentor 2017. 4 dite
  Tarifa
Dhomë Standart Hotel 3*  (Max: 3 Rritur)
                            .
 € 499.00
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
Lisbon
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ Kontrate