Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

  Bukuresht- Sofie - Beograd  5 dite, €199

Shkup - Sofie - Bukuresht,

25 Nentor , 5 dite, €199

Dita 1:
Nisja nga Tirana me autobus ne ora 04.00 te mengjesit, prane “Korpusi”, Sheshi “Nene Tereza”, në drejtim të Sofjes. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe Drekë ne Shkup. Mbrritja në Sofje. Sistemimi në Hotel 4*. Darka në Hotel.


Dita 2:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit: Fillon nga Hotel Sheraton Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiiska, Kisha Cifute Synagogue, Tregu Qendror, St. George Rotanda, Presidenca, Sheshi Battenberg, Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar “Ivan Vazov”, Kisha Ruse, Monument i Ushtarëve të Panjohur, Akademia e Shkencave Bullgare, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt. Ne oren 15:00 nisje per ne Bukuresht. Mberritja, akomodimi dhe darka ne hotel.


Dita 3:

Mengjesi ne hotel dhe pastaj  tur panoramik i qytetit ku do vizitoni Pallatin e Parlamentit ose ndryshe Shtëpia mbreselenese e Çausheskut, që është i pari në Europë për nga madhësia e tij dhe i dyti në botë mbas Pentagonit. Gjate turit do të vizitoni disa nga monumentet me te bukura  si: “Harku i Triumfit”, Shtëpia e Gazetareve, parku “Herastrau” dhe bulevardi “Chiseled” që I ka dhene qe ne 1900 Bukureshtit emrin “Parisi I vogel “ si dhe nje ndalese ne zonen Lipscani, shtepi e galerive te artit dhe dyqaneve antike ku do keni mundesi per kafe dhe shetitje te lire. Darka ne hotel.


Dita 4:

Mëngjesi në hotel dhe mbas mëngjesit nisja për ne Brashov, nje qytet me bukuri mesjetare i cili ofron akses te lehte per ne kështjellën Bran, kështjella e Drakulas ku ju ftojmë që të përjetoni historinë, mitin, intrigën dhe magjinë e këtij vendi të mrekullueshëm të Transilvanisë. Kështjella eshte ndërtuar në vitin 1377, është një monument kombëtar shumë i rëndësishëm dhe një pikë referimi për zonen e Transilvanisë. Përpara kështjellës kemi një treg shumë të bukur të ciganëve për suvenire. Rreth ores 16:00 nisje per Beograd, akomodimi dhe darka ne hotel.


Dita 5:

Pas mëngjesit fillojmë vizitat në katadralen e madhe të Sv. Saves, kalojmë në rrugën e famshme Skaderlie dhe drejtohemi në sheshin kryesor të qytetit. Pas kësaj do të drejtohemi:

  • në Kalanë e madhe Kalemegdan;
  • Beogradin e ri;
  • uren e re Ada mbi lumin Danub;
  • Rrugen e Shkodraneve;
  • pallatin e Presidentit apo dhe ate te Parlamentit;
  • si dhe ndertesa te tjera muzeale.

Nisja per ne Tirane. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe dreke. Mberritja. Fundi i sherbimit tone.


Në cmim përfshihet
  • Udhëtimi me autobus komod vajtje – arrdhje dhe shëtitjet.
  • Akomodimi në hotel 3* dhe 4* me mëngjes dhe darkë ne hotelin e Bukureshtit  dhe  vetem me  mengjes  ne  hotelin e Sofjes dhe Beogradid
  • Shoqërimi me guidë në gjuhën shqipe.
 Në cmim nuk përfshihet
  • Drekat në të gjitha ditët.
  • Hyrjet në muzeume, shëtitjet me anije dhe gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrja ne Keshtjellen e Drakules eshte opsionale me € 8 per person

Shënim

  • Programi i mesiperm eshte i vlefshem VETEM per daten me te afert te nisjes. Datat e tjera MUND te kene ndryshime te vogla ne varesi te disponibilitetit ne hotel apo rasteve te festave.
  • Personi tek, në dhomë dyshe, paguan €269
  • Zbritja për transport individual është €20.

Fëmijët

  • 0-2 vjec janë falas;
  • 2-12 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;
  • mbi 12 vjec paguan si i rritur;
  • nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Ju bëjmë me dije se

  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
.
bukuresht
.
 
Çmimet e dhomave
Bukuresht
25 Nentor 2017 -  5 dite
  Tarifa
Dhomë Standart Hotel 3*  (Max: 3 Rritur)
                            .
 € 199.00
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ Kontrate