Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Pranvere  ne   Barcelone   4 dite  399  euro

OFERTE
Zbritje €30 për Rezervime të Hershme deri më 25 Shkurt.

Barcelone , 4 Ditë: Ishte €369 - Bëhet €359, Nisja më 10 Mars.
Barcelone-Spanje

4 dite , 11 - 14   Mars

Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Barcelonë. Nisja nga Shkupi në orën 06:05, Mbrritja në Barcelonë në orën 08:50. Vizitë me guide në dispozicion në monumentet kryesore të Barcelonës, si sheshi Espanja dhe Kodra Montjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olompike, Museu Catalan d'Arts. Do vazhdojmë shëtitjen te Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom,statuja e Kristofor Kolombit. Aty do të vizitojmë edhe rrugën tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell.Transferta në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, do të vizitojmë Parkun e mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi. Më vonë do të shkojmë për të vizituat Sagrada Familia, bazilikën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga Antoni Gaudi,e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës. Më pas do të bëhet një shetitje përgjat shetitores së famshme Barceloneta përgjatë bregdetit deri tek Marina Olimpike si edhe tek dy Kullat më të larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre. Në fund të ditës do të shkojmë tek një nga qendrat tregtare të Barcelonës. Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paraditja e lirë ose opsionale vizitë në Manastirin e mrekullueshëm të Monserrat (pagesë shtesë). Më vonë do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit.Më vonë do te shkojme tek Torre Agbar dhe  në fund të ditës vizita tek Akuariumi i Barcelonës. Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Paradite, do të vizitojmë FC Barcelona "Camp Nou" për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Në vazhdim, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Pasdite vonë, transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Shkup. Nisja nga Barcelona në orën 21.20. Mbrritja në Shkup në orën 23.55. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.


Nisja më 11 Mars


Me Shume Detaje: Në pagesën 399 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Shkup - Barcelonë - Shkup.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 55 x 40 x 23 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
.
.
shen valentini  ne barcelone
 
 
Çmimet e dhomave
 » Barcelone
nga  11 Mars , 4 dite
 Tarifa
 Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
 
 € 399.00 
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe 
 
 
,
barcelone

.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ kontrate
.