Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Tour dhe plazh   ne Barcelone , 9  dite nga  550 euro

Tur 9 Ditor duke filluar nga 550 Euro/personi

Date 21-29 Korrik 550 Euro /personi 

Date 18-26 Gusht 599 Euro/ personi


Dita e pare: Nisja ne oren 01:00 te nates nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare ne Muriqan, vazhdimi i udhetimit gjate rivieres se Malit te Zi. Do te bëhet nje kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do te kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhetimi me autobuz në territorin Kroat. Vazhdimi i udhetimit per ne Opatija. Sistemimi në Hotel.


Dita e dyte : Mengjesi ne Hotel dhe me pas do nisemi drejt Milanos, ku do te vizitohet Pallazo Sforzesco, Piazza del Duomo, Katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Ne mbremje behet sistemi ne hotel ne Milano.


Dita e trete : Mengjesi ne hotel dhe me pas nisemi drejt Frances. Do te bejme nje tur kulturor per rreth 2 ore ne Nice nje nder qytetet me te frekuentuara te bregdetit francez. Vazhdimi i udhëtimit për në Barcelonë. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mbërritja në Barcelonë. Sistemimi në hotel.


Dita e katert : Mengjesi ne hotel, paradite vizite me guiden e agjensise tone, tek monumentet e Barcelones, Kodra Montjuic, Stadiumi dhe sheshet Olimpike, Palacio Catalan dhe Sheshin Espagna. Vizite ne akuariumin e Barcelones dhe porti Vel i Jahteve. Vizite ne rrugen me te famshme ne Barcelone, La Rambla, ku prej atje do shkojme ne kembe deri tek lagjet ku ndodhen veprat e Antonio Gaudit: Casa Batllo dhe Casa Mila ose La Pedrera. Akomodimi ne hotel ne Barcelone.


Dita e peste : Mengjesi ne hotel . Vizite ne Katedralen Sagrada Famiglia, me pas vizite ne Park Guell. Pasdite shopping tour ne nje nga qendrat me te medha tregtare. Akomodimi ne hotel ne Barcelone.


Dita e gjashte: Mengjesi ne hotel. Kohe e lire per plazh.


Dita e shtate : Mengjesi ne hotel, nisja nga Barcelona, ku gjate rruges do ndalojme ne Monte Carlo perreth dy ore, ku do vizitohet Pallati Mbreteror i mbretit Alberti II, dhe me pas do shetisim ne kembe neper lagje, ku do vizitohet nje nga Kazinote me te famshme te Monte Carlos, “Monte Carlo Casino”. Pas vizites, nisemi drejt Milanos dhe ne mbremje akomodohemi ne hotel.


Dita e tete : Mengjesi ne hotel dhe me pas nisemi per ne Venecia, ku do vizitohet Piazza San Marco, Katedralja, me pas do konsumojme nje dreke veneciane (nuk eshte ne cmim) ne Venecia. Pas vizites ne Venezia nisemi drejt Opatijas. Akomodimi ne Hotel.


Dita e nente: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Tiranes. Ndalesa te shkurtra gjate rruges.Mberritja ne Tirane.


Perfshihet:
1. Udhetimi me autobus komod.
2. Akomodim në hotele 3* dhe 4*.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.


Në pagesë nuk janë përfshirë:
1.Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
2.Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3.Hyrja ne Venecia qe kushton 20 euro taxa dhe Trageti
4. Darka ne Barcelone 10 euro nata personi ( buffe)

KUJTESE:
* Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesen e plotë deri në 10 ditë para nisjes.

* Pagesa e bëre është e pakthyeshme ne rast anullimi nga ana klientit 7 dite para udhetimit

* Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

.
.
vere   ne barcelone
   .
 
Çmimet e dhomave
  » Barcelone 9 dite
 21 Korrik
18 Gusht
  Tarifa

Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
.
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe 
.
   Fillon      nga 
€ 550.00
.
Barcelona
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ kontrate
.