Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Linja e Autobusit  Shqiperi  qytetet  e Greqise

TIRANE - ATHINE  drejtimi nga  Kakavija

 Nisja  nga Tirana  cdo  dite  ne  ora 15:00


TIRANE - SELANIK  drejtimi nga  Kapshtica

 Nisja  nga Tirana  cdo  dite  ne  ora 05:00 dhe 08:15


TIRANE - HERAKLION  drejtimi nga  Kakavija

 Nisja  nga Tirana  2 here ne jave   ne  ora 04:30

.
.
tirane- qytetet  e  Greqise
.
( V- vajtje  dhe    VA  -  vajtje ardhje)
  R A R E T

ATHINE      30 € V -  50 € VA

 Nga  Kakavia     1     here   ne dite  15:30,

ATHINE      30 € V -  50 €  VA

 Nga  Kapshtica     1    here  ne dite  05:00,

SELANIK    30 € V  - 52 €  VA

Nga  Kapshtica     2   here ne dite  05:00,  08:15

VOLOS       33 € V  -  60 €  VA

Nga  Kapshtica     1   here  ne dite  05.00

LARISA       30 € V  -  50  € VA  

Nga  Kapshtica     1    here   ne dite 05:00

ELASONA   30 € V  -  50 €  VA

Nga  Kapshtica     1    here   ne dite 05:00

KOZAN       25 € V  -  45 €  VA

Nga  Kapshtica     1    here   ne dite 05:00

VERIA         25 € V  -  45 €  VA

Nga  Kapshtica     2     here   ne dite 05:00,08:15

JANINE       20 € V  -  35 €  VA

Nga  Kakavia        çdo dite   15:00

PATRA        25 € V  - 45 €  VA

Nga  Kakavia        çdo dite   15:00

KORINTH   25 € V  - 45 €  VA

Nga  Kakavia        çdo dite   15:00

 ARTA          20 € V  - 35 €  VA

Nga  Kakavia        çdo dite   15:00

 AGRINIO    25 € V  - 45 €  VA

Nga  Kakavia        çdo dite   15:00

 EGJIO        25 € V  -  45 €  VA

Nga  Kakavia        çdo dite   15:00

KRETA       46€ V  -  00 €  VA

e Marte,e Enjte,  04:30
 
 

.

KUSHTET E LEVIZJES SE LIRE ME PASAPORTE BIOMETRIKE NE BE JANE :

 

Çfarë dokumentesh duhen për të udhëtuar?

     Në rastin kur pasagjerit nuk i kërkohet vizë hyrjeje për në destinacionin ku udhëton, atëherë 

     dokumentacioni për udhëtim duhet të përfshijë:


- pasaportën biometrike;

- bileta e Udhetimit  vajtje  ardhje

- siguracionin e shëndetit për udhëtimin për ditët e qëndrimit;

- ftesën orgjinale  nga pala pritëse ose, në mungese të saj, rezervimin e vlefshëm të hotelit;

- mjete monetare të mjaftueshme për të siguruar qëndrimin (minimalisht 80 euro në ditë)


Rregullore per transportin nderkombetar

Disa informacione përpara se të filloni udhëtimin...

1. PRENOTIMI DHE BLERJA

Gjenden më shumë se 70 agjenci në Shqipëri dhe Greqi të cilat mund të shesin ose japin informacion mbi udhetimet dhe cmimet.

2. CALL-CENTER

Mund të telefononi cdo ditë të javës, përfshirë të shtunën dhe të dielën nga ora 09:00 deri në orën 19:00 . Ju kujtojme se prenotimi bëhet vetëm me blerjen e biletës (përvec rasteve kur bileta është vajtje-ardhje)

3. MODIFIKIME

Udhëtuesit mund të modifikojnë biletat e blera pranë agjencive përkatëse. Ndryshimi i datës do të pranohet vetëm nëse:

• Paraqiteni 24 orë përpara nisjes dhe paguani €2 + cmimit të biletës.

• Paraqitja në më pak se 24 orë para nisjes paguhet €4 + cmimit të biletës

• Nëse paraqiteni deri në 24 orë mbas nisjes se autobusit, kosto e ndryshimit të datës është e barabartë me 50% të vlerës së biletës dhe jo më pak se 15 euro për person çdo modifikim.

• Çdo rast tjetër nuk ka të drejtë për asnjë modifikim dhe rimbursim Kthimi i biletës realizohet 24 orë para nisjes dhe rimbursimi është 80% i çmimit fillestar të biletës

4. INFORMACIONE

Informacionet mbi oraret, cmimet dhe ofertat jepen në orarin zyrtar në numrin telefonik 

+355 422346197. Në këtë numër mund t'Ju jepet informacion në kohë reale mbi vendet e lira dhe cmimet përkatëse. Oraret, cmimet dhe numri i ndenjëses Ju percaktohet në momentin e blerjes së biletës. Jashtë orarit zyrtar informacioni mund të merret nëpërmjet adresës elektronike [email protected]

5. BILETA

Bileta përbën dokumentin përfundimtar të udhëtimit dhe mund të blihet pranë agjencise

6. PREZANTIMI PARA NISJES

Pasagjerët duhet të paraqiten 30 min para orarit të nisjes së autobusit. Në kohë fluksi paraqitja është e detyrueshme 45 min. para nisjes. Në rast mosparaqitje në kohët e caktuara më lart, vendi konsiderohet si i lirë dhe i gatshëm për tu rishitur tek pasagjeri ardhshem.

7. BAGAZHET

Përmbajtja e bagazheve nuk sigurohet dhe është në ngarkim të secilit pasagjer. Shoqëria ruan të drejtën për të kryer kontrolle mbi bagazhet e transportuara dhe dokumentet e udhëtimit në cdo moment deri në mbërritjen e tij në destinacion. Etiketimi i bagazheve bëhet për t'ju ardhur në ndihmë kontrolleve doganore dhe të autoriteteve publike dhe kjo nuk do të thotë marrje në dorëzim. Kompania qe ben Transportin nuk mban asnjë përgjegjësi në rast vjedhje, ndërhyrje apo humbje të bagazheve. Udhëtuesi ka të drejtën e transportit falas të bagazheve të dorës dhe mund ta sistemojë atë në vendin e përcaktuar brenda në bord pa shkaktuar shqetësim për të tjerët. Në rast humbje të bagazheve duhet të njoftohet Kompania qe ben Transportin

Në rast se bagazhi gjëndet, pasagjeri duhet të kujdeset vetë për tërheqjen e tij.

8. DOKUMENTET PER KALIMIN E KUFIRIT DHE VIZAT

Kushti themelor për të gjithë pasagjerët është të jenë të paisur me dokumente të rregullta dhe të vlefshme për kalimin e kufirit. Në këtë mënyrë asnjë pasagjer nuk do të lejohet të udhëtoi në mungesë të tyre dhe në këtë rast nuk do të bëhet asnjë rimbursim në favor të atij që thyen këtë rregull.

9. NDALESAT NE RESTORANTE DHE TUALET

Ndalesat në restorante dhe tualet janë të parashikuara gjatë udhëtimit. Udhëtarët duhet të respekojnë në mënyrë të përpiktë kohën e përcaktuar të ndalesës. Bazuar në këto ndalesa, përdorimi i tualet-it në bord do te lejohet vetëm në raste emergjence.

10. DUHANI

Konsumimi i duhanit është i ndaluar në të gjitha mjetet e linjave

11. TRANSPORTI I TE MITURVE

Të miturit nën moshën 16 vjec nuk u lejohet udhëtimi nëse nuk janë të shoqëruar nga një i rritur. Fëmijët ndërmjet moshës 16 dhe 17 vjec duhet të paisen me një autorizim të leshuar nga prindërit.

12. TRANSPORTI I KAFSHËVE

Transporti i kafshëve nuk lejohet në mjetet  e linjes 
=== Nderprerje te shërbimit dhe këshilla për udhëtimin

Në rast se shërbimi anullohet për shkak të kushteve meteorologjike, operative ose rrethana të tjera te paparashikuara, kompania do të njoftoje pasagjeret  nëpërmjet faqes në internet si edhe në të gjitha pikat e autorizuara. Këto këshilla për udhëtimin do të përditësohen sipas ndryshimit të rrethanave dhe kushteve.

.